Sheqeri bën që trupi të bëhet shumë energjik në fillim, por më pas mund të na bëjë të ndihemi të lodhur, të përgjumur dhe pa fuqi. Kur hamë ushqime me shumë sheqer, energjia ngrihet shumë shpejt, por pastaj bie po aq shpejt – kjo quhet “rritje dhe rënie e sheqerit në gjak”. Kjo rënie mund të na bëjë të ndihemi keq, nervozë apo të kemi vështirësi në përqendrim.
Fëmijët zakonisht konsumojnë rreth 80-100 gramë sheqer në ditë, që është 2-3 herë më shumë sesa rekomandohet. Ky sheqer shtesë vjen kryesisht nga ushqime dhe pije të përpunuara, të cilat shpesh konsumohen gjatë pushimeve në shkollë. Kjo sasi e lartë mund të ndikojë negativisht në energjinë, përqendrimin dhe shëndetin e tyre në përgjithësi. Prandaj, është e rëndësishme të shmangni sheqerin e tepërt në drekën e shkollës
Të jesh i shëndetshëm nuk do të thotë vetëm të mos jesh i sëmurë. Shëndeti është më shumë sesa mungesa e një sëmundjeje – është ndjesia e mirë fizike, mendore dhe sociale. Kur trupi dhe mendja jonë funksionojnë mirë, ndjehemi të lumtur, plot energji dhe më të gatshëm për të mësuar, për të luajtur dhe për të kaluar kohë me të tjerët.
Provoni të hani drithërat pa sheqer me kos natyral të thjeshtë dhe me një grusht nga frutat tuaja të preferuara, të tilla si banane të prera në feta, luleshtrydhe të copëtuara ose një grusht manaferrash është super e shijshme dhe tepër e shëndetshme.
Studimet tregojnë që shumica e fëmijëve marrin dyfishin e sasisë së rekomanduar ditore të sheqerit. Kjo është shqetësuese, sepse konsumimi i tepërt i sheqerit lidhet me një sërë sëmundjesh kronike që mund të shfaqen që në fëmijëri. Investoni në veten tuaj duke ngrënë në mënyrë të shëndetshme dhe duke zgjedhur ushqime me më pak sheqer të shtuar.
Kur flasim për sheqer të shtuar, nënkuptojmë sheqerin që i është hedhur ushqimit dhe pijeve për ta ëmbëlsuar atë. Mund të shtohet dhe prodhuesi i ushqimit, nga një kuzhinier ose nga ju në shtëpi. Këtu nuk nënkuptojmë vetëm sheqerin që i hidhni cajit tuaj, por gjithashtu përfshijmë të gjithë ëmbëlsuesit si mjalti, shurupi, lëngu i frutave.
Ju nuk keni nevojë të shqetësoheni për sheqerin që kanë frutat dhe perimet sepse ato nuk kanë sheqer te shtuar. Frutat dhe perimet përmbajnë vitamina dhe minerale, si dhe janë një burim i madh fibrash.
Sheqeri i shtuar është i fshehur edhe në shumë produkte të përpunuara si salcat, pijet e qumështit me shije, madje edhe në produktet “light” ose “pa yndyrë”, të cilave u shtohet sheqer për të ruajtur shijen.
BMI llogaritet duke përdorur madhesitë e peshës dhe të gjatësisë përkatese të fëmijeve dhe është një metodë shumë e përdorur. Duhet të kihet parasysh që pika e përcaktimit të masës trupore, është në funksion të disa kategorive dhe se ndonjëherë ndryshon nga njëri vend në tjetrin.
Mënyra se si ushqehemi është një nga mënyrat më të drejtpërdrejta, me të cilën ne mund të punojmë për tu kujdesur për shëndetin. Sheqeri nuk siguron ndonjë vlerë ushqyese, madje ushqimet dhe pijet me sheqer shpesh janë ato që na japin më shumë kalori.
Sheqeri konsiderohet prej kohësh si një faktor rreziku për shfaqjen e obezitetit, diabetit, sëmundjeve kardiovaskulare dhe hipertensionit.
Te jesh i shëndetshëm është më tepër se sa të mos jesh i sëmurë. Te jesh i shëndetshem do të thotë të ndihesh mirë nga ana fizike, shpirtërore dhe nga ana sociale.