Aktiviteti fizik është një forcë që ushtrohet nga muskujt e skeletit dhe që rezulton në shpenzim energjish mbi atë që kërkohet nga organizmi.
Higjiena personale luan një rol kyç në parandalimin e përhapjes së sëmundjeve infektive.Higjiena personale është një masë thelbësore për parandalimin e sëmundjeve dhe përmirësimin e shëndetit global.
Ushqyerja e shëndetshme përmirëson rrit aftësite tuaja të mësuarit, duke kontribuar kështu në një performancë të mirë në shkollë.
Aktualisht, ju po merrni sasi të madhe sheqeri nga ushqimet e pashëndetshme, ëmbëlsirat dhe pijet freskuese, prandaj ka ardhur koha t`i thoni sheqerit: JO!
Studimet tregojnë që shumica e fëmijëve marrin dyfishin e sasisë së rekomanduar ditore të sheqerit. Kjo është shqetësuese, sepse konsumimi i tepërt i sheqerit lidhet me një sërë sëmundjesh kronike që mund të shfaqen që në fëmijëri. Investoni në veten tuaj duke ngrënë në mënyrë të shëndetshme dhe duke zgjedhur ushqime me më pak sheqer të shtuar.
Ushqyerja është procesi i marrjes së ushqimit për rritjen, zhvillimin dhe funksionimin normal të trupit. Ushqimi i shëndetshëm është i domosdoshëm në çdo fazë të jetës dhe ndihmon në rritjen fizike, zhvillimin mendor, mirëqenien dhe shëndetin e përgjithshëm, duke qenë bazë për një shoqëri të shëndetshme dhe të qëndrueshme.
Një nga mënyrat që njerëzit sëmuren është nëpërmjet mikrobeve. Mikrobet janë gjallesa shumë të vogla për t’u parë me sy, të cilat mund të shkaktojnë sëmundje. Ato grupohen në disa grupe, duke përfshirë bakteret dhe viruset. Disa nga këto baktere dhe viruse mund të na sëmurin shumë rëndë. Ato mund të transmetohen nga një nxënës tek tjetri nëpërmjet prekjes së gjërave të ndotura me mikrobe, nëpërmjet frymëmarrjes
Ju duhet të bënitë paktën 60 minuta aktivitet fizik në ditë. Të qënit aktiv ju mban të shëndetshëm, mbron zemrën, përmirëson frymëmarrjen, ul rrezikun e sëmundjeve të rënda dhe forcon muskujt dhe kockat.
Si fillim duke bërë sasi të vogla të aktivitetit dhe gradualisht rrisni intensitetin dhe kohëzgjatjen e kryerjes së ushtrimeve.
Aktivitetet aerobike që forcojnë muskujt dhe kockat, duhet të përfshihen të paktën 3 ditë në javë.
Duhet të tregoheni të kujdesshëm të mos e sforconi trupin më shumë se duhet. Nëse ndjeni lodhje ose vështirësi në frymëmarrje, duhet të ndaleni.